Kryeministri në detyrë Abdullah Hoti gjatë konferencës së sotme është pyetur në lidhje me vjedhjen e 2.1 milionshit nga Thesari i Shtetit raporton InLajmi.
Ai është përgjigjur duke thënë se kjo pytje po bëhet në vend të gabuar dhe se hetimet i kryejnë Prokuroria.
“Po bëhet shumë zhurmë pa të drejtë dhe po adresoni këtë pyetje në vendin e gabuar, hetimet i kryejnë Prokuroria. Nëse i duhet asistencë vendos ajo si do të veprojë më tutje, çdo gjë që kërkon Prokuroria mundet me marrë në qeveri”, tha Hoti.