Kryeministri ne detyrë Abdullah Hoti ka deklaruar në lidhje me grevën e cila po mbahet në zyren e kryeministrise nga disa punëtorë aty që nuk po pajtohen me rregulloren e re për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës raporton InLajmi.
“Në përputhje me ligji zyra ime ka bërë përgatitjet e nevojshme, ka bërë një rregullore të re për zyrën e kryeministrit. Ka disa zyrtarë që janë të pakënaqur me këtë rregullore dhe do ta respektojë të drejtën e tyre për grevë”,ka thënë ai.
Ai më tutje tregoi se ka ndodh një ristrukturim i qeverisë, shkrirja e një ministrisë së integrimeve ,pra në bazë të ligjit kanë qenë të obliguar bëjmë riorganizimin e administratës shtetërore.
“Unë u kam mundësuar krijimin e një komisioni të pavarur i cili do të shqyrtojë kërkesat e tyre dhe nëse ato rekomandohen nga ky komision, ne mund të shkojmë në proces të plotësim-ndryshimit të rregullores”,ka thënë ndër të tjera Hoti./InLajmi/