Ministri në detyrë i Shëndetësisë, dhe njëherësh anëtari i LDK-së, Armend Zemaj, ishte pjesë e një tubimi të LDK-së në Turjakë të Malishevës, përcjell InLajmi.
Ai tha se ruajtja e shëndetit dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore me vlerësimin pozitiv nga qytetarët, na bën që t’i shtojmë punët dhe përkushtimin.
Postimi i plotë i tij:
“Mikpritje e përzemërt, njëherësh i nderuar nga pritja e sinqertë dhe vëllazërore nga qytetarët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK- së së Turjakës të Malishevës.
Ruajtja e shëndetit dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore me vlerësimin pozitiv nga qytetarët, na bën që t’i shtojmë punët dhe përkushtimin në të mirë të mirëqenies shëndetësore të tyre si dhe shëndetësisë në shtetin tonë.
Respekt për mikpritjen. Suksese e na priftë e mbara. Ua kthefsha me të mirë!”./InLajmi/