Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri marrëveshjen ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar në një listë të përbashkët zgjedhore nën logon e LVV-së e ka konsideruar si “kthim në vitin Zero” , përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje tregon se çka do të bëhen këta të fundit me pozita, e jo çka do të bëjnë për vendin.
Ymeri e cilëson se në këto zgjedhje qytetarët do të fitojnë fytyra e jo mendje./InLajmi/.
… dhe kthehemi prapë te viti Zero.
Marrëveshja na tregon kush cilën pozitë synon. Kush çka do të bëhet, e jo çka do të bëjnë.
Edhe në këto zgjedhje do të votojmë fytyra e jo mendje.— Visar Ymeri (@VisarYmeri) January 14, 2021