Vershimet në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna, duke bërë që qytetarët të pësojnë humbje të mëdha material, përcjell InLajmi.
Gazeta InLajmi vazhdimisht ka raportuar nga komuna të ndryshme për nivelin e vërshimeve dhe pasojat të cilat po len mbrapa.
Ndërkaq pas kësaj situate, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Mbrojtjes Anton Çuni dhe atë të Financave Hikmete Bajrami gjatë ditës së sotme do të organizojnë takime me kryetarët e komunave për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara pas reshjeve.
Njoftohet se takimi me kryesuesit e komunave do të zhvillohet gjatë orës 11:00.
“Sot, Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, do të realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve.
Takimi Virtual do të fillojë në orën 10:00 dhe mund ta ndiqni LIVE nga FB i Kryeministrit Hoti”, thuhet në njoftim./InLajmi/