Reshjet e shiut konsiderohet se kanë shkaktuar dëme të mëdha në komuna të shumëta të Kosovës, por e njejëta gjë nuk ndodh edhe në kryeqytet,raporton InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha.
Braha ka treguar vazhdimisht kanë qenë në teren dhe janë para përgatit për këtë sezon duke pastruar lumenjtë, kanalet e hapura dhe largimin e mbeturinave, në mënyrë që të mos përkeqësohet situate.
“Normalisht sikur krejt vendi edhe Prishtina është përfshirë nga reshjet dhe kemi pasur reshje mjaft të mëdha para dy dite, mirëpo dëme në krahasim me reshjet ka pasur më pak se sa nëse e krahasojmë me disa pjesë të tjera të vendit.
Ne kemi qenë vazhdimisht në teren këto ditë dhe jemi para përgatit për këtë sezon qysh me pastrimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve të hapura që i bëjmë rregullisht dy herë në vit edhe me atë pastrim largohet një numër i madh i mbeturinave që grumbullohen në atë pjesë.
Në disa vende ka pasur prapë sepse mbeturinat hedhen në lumenj dhe në vende të caktuara ku ka qenë grumbullimi i mbeturinave kemi ndërmarr dhe i kemi larguar si në Llukarë, Barilevë në Lagjen e Spitalit dhe në Veternik, dhe nuk ka pasur ndonjë dalje të ujërave jashtë nga këto përroska”,ka deklaruar ajo./InLajmi/.