Kompania Rajonal “Prishtina” njofton se në Liqenin e Badovcit dhe të Batllavës është rritur mbi 3 metra përcjellë InLajmi.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60.
Postimi i plotë i kompanisë
Prishtinë, 14 janar – Pas kërkesave tuaja, ju njoftojmë sërish me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.
Niveli i ujit në të dy liqenet , pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë , janë rritë mbi 3 metra.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes./InLajmi/