396 raste të reja, 15 viktima dhe 442 persona të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit.
Indeksi i probabilitetit të rasteve pozitive në raport me numrin e testeve sot rezulton 18%.
Më shumë raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa në qytetet tjera nuk janë regjistruar më shumë se nga 20 raste të reja, raporton Alsat M.
Numri më i lartë i të shëruarve është regjistruar në Shkup, Prilep dhe Kavadarc. Bilanci i rasteve aktive mbetet mbi 16.000.