Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj njoftoi se sot ka takuar Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe ka kërkuar që të bëhen përgaditje për fillim të gjysmëvjetorit të 2-të më 18 janar 2021 përcjell InLajmi.
Ai më tutje theksoi se do të mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla mirëpo varësisht nga situata me pandemin do të përdoren edhe skenaret B dhe C te paraparë sipas Ministrisë.
Ai tregoi se në takim ishte i pranishëm edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin të cilin e ka falenderuar për kontributin e tij të dhënë gjatë kësaj kohe.
Postimi i plotë i tij:
“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.
Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe.”/InLajmi/