Avni Bytyçi nga PDK reagon ndaj bashkimit të Vjosa Osmanit me VV-në
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi ka reaguar pas bashkimin të ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, me Albin Kurtin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt përcjell InLajmi.
Ai tha se është i bindur se në qofse e studion dikush rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në LVV athere do të zbuloj një teori të re për infiltrim.
Bytyçi pyeti nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, cka ndodhi me Murat Jasharin?
Ai u përgjigj duke thënë se edhe ai është i Drenicës.
Postimi i plotë i tij:
Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në menyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për inflitrim bashkimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, me listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit., përçarje dhe shkatrrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit.
Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, cka ndodhi me Murat Jasharin?
Kërkoj falje se harrova, edhe ai është i Drenicës!/InLajmi/