Dega e VV-së në Drenas ka mbajtur sonte mbledhjen për votimin e kandidatit për deputet nga kjo komunë, shkruan InLajmi.
Burime të InLajmit brenda mbledhjes raportojnë se me 33 vota, anëtarët e kësaj partie kanë zgjedhur kandidat për deputet Enver Dugollin, i cili në Qeverinë Kurti ishte edhe zv. Ministër i Mbrojtjes.
Kundërkandidat i Dugollit ishte Avdyl Mziu, i cili mori 16 vota./InLajmi/