Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim U.d e Presidentit, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Ai pas takimit ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të sillte Kosovën më pranë Bashkimit Evropian dhe do ta përmirësonte jetën e qytetarëve.
“Të gëzuar të shohim se Kosova është në rrugën e reformave, që do të çonte në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve. BE është këtu për t’ju mbështetur”, ka shkruar Sassoli në Twiter
Në njoftimin për media të Presidencës thuhet se në këtë takim Vjosa Osmani ka kërkua liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./InLajmi/.
Thanks @VjosaOsmaniMP for this interesting exchange! Glad to see that Kosovo remains on the path of reform, which will lead to a more prosperous future. Fighting crime and corruption will bring you closer to the EU and improve the lives of all citizens. The EU is here to support. https://t.co/YB6as2xVhm
— David Sassoli (@EP_President) January 13, 2021