Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe mbesa e ish-presidentit Thaçi, Evgjeni Thaçi, ka reaguar pas publikimit të fotografisë së gjyshës së saj nga stafi mjekësor i QKUK-së, përcjell InLajmi.
Ajo tha se e drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga të drejtat kryesore të pacientëve.
Postimi i plotë i saj:
“E drejta per privatesi dhe konfidencialitet eshte nje nga te drejtat kryesore te pacienteve. Trajtimin me dinjitet te çdo individi, e siguron legjislacioni ne fuqi dhe konventat nderkombetare qe trajtojne te drejtat e njeriut.
Duke shprehur mirenjohje te thelle per punen e tyre, lus stafin shendetesor kudo ne Kosove, e poashtu edhe mediat, qe ta respektojne privatesine e pacienteve pa marr parasysh kush jane ata. Publikimi pa autorizim i fotografive te pacienteve, cilesohet si shkelje flagrante e te drejtave te tyre dhe nje sjellje aspak profesionale”./InLajmi/