Tiranë, biznesmeni Sino Llanaj 42-vjeç, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Mësohet se biznesmeni ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, apo siç njihet ndryshe si zona e Ish-Parkut.
Ai është rrahur me sende të forta edhe rojen e objektit në ndërtim. Ndërkohë një plumb qorr ka kapur një kalimtar të rastit me iniciale K.K.
Dyshohet se autori i plagosje është një person me inicialet A.Allmuça i cili mësohet të jetë edhe ortak në ndërtimin e një pallati me Sino Lllanj por që për shkak të një konflikti ka mbetur i pa përfunduar shkruan Top Channel.
2 biznesmenët janë konfliktuar fizikisht edhe një javë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm dyshohet se situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve.