Një shtëpi në Obiliq, është kapluar nga zjarri.
Një qytetar ka thënë se menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Po ashtu mësohet se nga ky incident nuk ka të lënduar.
Shkaktari i zjarrit sipas lexuesit, ka ardhur nga një bocë e plinit brenda shtëpisë, raporton Periskopi.
Duhet kujtuar se si pasojë e një boce plini në Ferizaj, dhjetra persona mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.