Zyrtari i PSD-së Nol Nushi ka njoftuar se partia e tij është dënuar me 200 euro gjobë si pasojë e aktivitetit të zhvilluar të martën para stacionit qendror të Policisë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ai ka komentuar faktin se si partitë e tjera politike po grumbullohen në grupe duke mos respektuar masat anti-Covid dhe nuk po merren masa për ta, ndërkaq qytetarët deri më tani sipas tij janë dënuar me mbi 3 milion euro.
Postimi i plotë i tij :
“3,300,000.00 euro denime per qytetaret dhe bizneset
0.00 euro per Partite Politike
Ne aktivitetin qe zhvilluam kunder çasjes selektive te policise ne trajtimin e shkeljeve te ligjit te pandemise, ne menyre PARADOKSALE, u denuam me 200 euro gjobe per shkeljen e ketij ligji.
Pergjate muajve te fundit jane shqiptuar mbi 100,000 gjoba ne vlere mbi 3,300,000 euro. Asnje nga keto nuk eshte per aktivitetet e partive te cilat na i kane shurdhu veshet duke akuzuar njeri tjetrin per menaxhimin e situates pandemike”./InLajmi/