Xhudistja jonë Loriana Kuka është duke vazhduar me fitore në Masterin e Dohas, përcjell InLajmi.
Ajo mposhti në raundin e parë Myriam Sarah Mazouz të Gabonit, ndërsa në raundin e 2-të mundi francezen Audrey Tcheumeo, nënkampione Olimpike Rio 2016.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
“Loriana Kuka është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja jonë është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë deri në 78 kilogramë.
Ajo mposhti në raundin e parë Myriam Sarah Mazouz të Gabonit, ndërsa në raundin e dytë mundi francezen Audrey Tcheumeo nënkampione Olimpike Rio 2016,.
Në çerekfinale takohet me japonezen, Shori Hamada, kampione e botës 2018 dhe nënkampione e botës 2019. Forca Lori”./InLajmi/