Kryeministri i Kosovës, Avdullahu Hoti, ka reaguar pas lajmit për vdekejn e Profesorit Arben Dermaku, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se Dermakun do t’a kujtojnë gjithmonë, duke e quajtur miku im i shtrenjtë.
“Prehu në paqe miku im i shtrenjtë, Prof.Arben. Do të kujtojmë dhe do të lutemi për ty gjithmonë e gjithë familja ime dhe unë në veçanti”,ka thënë Hoti.
Gjatë ditës së sotme është njoftuar se ka ndërruar jetë profesori Universitar Arben Dermaku, pasi që ishte i prekur nga koronavirusi./InLajmi/