Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person pasi që i njejëti është përfshirë në një rast të rëndë të vjedhjes, shkruan InLajmi.
Rastin për gazetën InLajm i e ka konfirmuar zëdhënësia e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rasti i vjedhjes ka ndoshur në Tenezhdoll të Prishtinës ,e datën 9 janar të këtij viti, teksa i dyshuari ka hyrë me forcë brenda një shtëpie dhe ka marrur shuma të parave, ari dhe stoli në vlerë 7.000 euro.
“Nga hetuesit policor të stacionit veriu në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person të dyshuar. Për të cilët egziston dyshimi i arsyeshëm të jetë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.
Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari.(vlera në total arrinë mbi 7000 euro)
Personi i dyshuar :F.A. (mashkull) 30 vjeç, shtetas kosovar, pas arrestimit me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,ka thënë Ahmeti./InLajmi/.