Sot, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare për një rast Vrasje në Tentativë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka treguar për InLajmi se arrestimi nga hetuesit policorë është kryer në qytetin e Gjilanit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Arrestimi nga hetuesit policor është kryer në qytetin e Gjilanit, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda. Personi i arrestuar : -V.S mashkull, 47 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”./InLajmi/