Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka njoftuar për gjendjen e lumit Silnica nga vërshimet percjell InLajmi.
Ai ka thenë se ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët dhe po bejnë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë.
Poashtu theksoi se shkolla fillore “Naim Frashëri” është duke u bërë gati për strehimin e qytetarëve që kanë nevojë.
Postimi i plotë i tij:
“Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica!
Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.
Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.
Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.
Zoti na ndihmoftë!”
/InLajmi/