Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se çfarë ka diskutuar në takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli përcjell InLajmi.
Osmani tha se kishin një diskutim te frytshum në lidhje me tejkalimin e sfidave në rrugën e Kosovës gjatë procesit të Integrimit Evropian.
Ajo më tutje theksoi përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë.
Postimi i plotë i saj:
“Në takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, z.David Sassoli, kishim diskutime të frytshme lidhur me tejkalimin e sfidave në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë. “
/InLajmi/