Një punëtor ka vdekur sot në Gjakovë, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një objekti në ndërtim e sipër.
Viktima, sipas Policisë, është 38 vjeç nga Malisheva.
“Më 12.01.2021 rreth orës 16:20, Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person, i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati V në rr. ‘Selman Riza’, Gjakovë. Patrulla në vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalë autoambulanca, ku viktimën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ – Gjakovë, ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj.
Sipas tij, për rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kane dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar e inspektori i punës, përcjell koha.net.
“Me urdhër te prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftim.