U.d e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me krerët më të lartë të Bashkimit evropian, përcjell InLajmi.
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dhënë detaje për takimin që pati gjatë ditës në Bruksel, rreth bisedës që zhvilluan me Osmanin.
Ai ka njoftuar se me Osmanin kanë folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“ Theksuam rëndësinë që Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave të lidhura me BE-së, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve”,shkruan ai./InLajmi/.