Policia ka rrethuar me shirita stacionin kryesor të Policisë në qendër të Prishtinës, pas protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate.
PSD sot ka protestuar para stacionit të Policisë me parullën “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, të cilën e kanë shkruar në muret e objektit të Policisë.
Policia ka ndërhyrë në protestën e PSD’së dhe ka arrestuar 13 aktivistë të kësaj partie, trasmeton Express
Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i partisë, Dardan Molliqaj.