Moti i këtyre ditëve u përcoll me shi, borë e ngrica në mbarë vendin, raporton InLajmi.
Gazetarët e InLajmit në terren kanë raportuar se në Koliq të Prishtinës, në 900 metra lartësi, pemët janë thyer si pasojë e ngricës në atë zonë.
Ndryshe, reshjet e shumta gjatë kësaj jave që kanë kapluar vendin, kanë shkaktuar vërshime në mbarë vendin./InLajmi/