Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar për një rrënimin e nje objekti tjetër pa leje në magjistralen Prishtinë Ferizaj përcjell InLajmi.
Ahmeti tha se Inspektorët e Ndërtimit po vëzhgojnë në vazhdimësi terrenin dhe po marrin masa sipas ligjit në fuqi.
“Edhe në këtë rast, inspektori i zonës ka ndjekur të gjitha procedurat nga fillimi i këtij ndërtimi pa leje, duke ndërprerë punimet e duke dhënë urdhëresat e nevojshme “– tha ai.
Ne fund theksoi se moszbatimi i urdhëresave dhe vazhdimi i ndërtimit pa leje, sjell pasoja.
Postimi i plotë i tij:
“Sektori i Ndërtimit, aktiv në terren
Inspektorët e Ndërtimit po vëzhgojnë në vazhdimësi terrenin dhe po marrin masa sipas ligjit në fuqi. Sot u ekzekutua rrënimi i tretë për këtë javë, pranë magjistrales Prishtinë – Ferizaj.
Edhe në këtë rast, inspektori i zonës ka ndjekur të gjitha procedurat nga fillimi i këtij ndërtimi pa leje, duke ndërprerë punimet e duke dhënë urdhëresat e nevojshme.
Moszbatimi i urdhëresave, vazhdimi i ndërtimit pa leje, sjell pasoja!
Rrënimi, i domosdoshëm!”./InLajmi/