Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja, ka pritur në takim Prof.Dr Shkëlqim Millakun, nga Ujmiri i Klinës, i cili është biri i dëshmorit Hazir Millaku, ku bëri të ditur se ky i fundit iu bashkua AAK-së, përcjell InLajmi.
Haradinaj ndër të tjera ka theksuar se përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e bënë që lista e Aleancës të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë.
Postimi i plotë i tij:
Politika është e mirë, aq sa ka njerëz të mirë që angazhohen në të.
Sot, prita në takim të nderuarin Prof. Dr. Shkelqim Millaku nga Ujmiri i Klinës, i biri i Dëshmorit Hazir Millaku.
Nisur nga përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e them me bindje të plotë, se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë.
Shkelqimit i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë.
Na priftë e mbara! /InLajmi/