Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve në vend si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 4 persona, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit rastet e vdekjes janë nga komuna e Dragashit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Suharekës.
Ndërkaq mosha më e re e nga këta persona është 53 vjeç, ku personi nga Gjilani ka vdekur nga kjo pandemi.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./InLajmi/.