Avni Bytyçi, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar deklaratën e analistes Luljeta Aliu, duke thënë se kjo gjë s’është për tu çuditur, pasi sipas tij, diskursi i saj është i njëjtë me atë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, përcjell InLajmi.
Analistja Aliu, mbrëmë në një debat televiziv me Ardian Kastratin e PDK-së, krahasoi votuesit e kësaj partie me atë të Kralevës.
Ndërsa, Bytyçi ka thënë ka thënë se diskursi i Aliut e që është diskursi i Kurtit, tanimë janë të etabluar si norma standarde në diskursin publik kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve, invalidëve the familjeve të dëshmorëve.
Postimi i plotë i tij:
Pse po çuditeni me znj. Aliu, diskursi i saj është për më shumë se një dekadë në opinion, diskursi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Për një kohë të gjatë është investuar në këto pikëpamje politike. Mos u shokoni nga një surrogate e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër studiot televizive, kur është heshtur ndaj atyre që e kanë përdorur këtë gjuhë e që kanë pushtet politik.
Diskursi i znj. Aliu e që është diskursi i z. Kurti, tanimë janë të etabluar si norma standarde në diskursin publik kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve, invalidëve the familjeve të dëshmorëve.
Edhe të jeni të bindur se për ne është më vështirë t’i përbijmë këto fyerje, kur këto realisht bëhen përmes PDK-së e për qëllim kanë vetëm uljen e vlerës së shtetit të ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtare dhe çdo njeriu që ka besuar në atë luftë./InLajmi/.