Situata nga reshjet e shiut po vazhdon të jetë e njejët në disa nga komunat në Kosovë, shkruan InLajmi.
E sidomos komuna e Drenasit mbetet ende e vërshuar, ku nga rrugët e mbuluara me ujë është bërë pothuajse bllokim total, duke pamundësuar kalueshmërinë e banorëve.
Nga disa fotografi të siguruara nga gazeta InLajmi shihet gjendja aktuale e mjerueshme në të cilën ndodhet ky vend.
Por gjendja edhe më keq është në fshatrat qe i përshkon Lumi Drenica.
Kujtojmë se përveq kësaj komune, edhe vende të tjera po ballafaqohen me të njejëtën situatë.
Madje në disa vende ka sjellur dëme të shumta duke u rrezikuar shtëpitë e njerëzve.
Po ashtu edhe asfalti i cili nuk ka shumë që është rregulluar nëpër rrugët e disa zonave është coptuar i tëri./InLajmi/.