Nora Gjakova ka çuar në 3 numrin e medaljeve të fituara nga ekipi Olimpik i xhudos në Mastersin e Dohas së Katarit, përcjell InLajmi.
Gjakova fitoi medaljen e bronztë, pasi mposhti me shënim të artë Telma Monteiron e Portugalisë, në kategorinë -57 kg.
Të bronztën sot e fitoi edhe Majlinda Kelmendi (-52 kg), ndërsa të artën Distria Krasniqi (-48 kg).
Në Mastersin e xhudos marrin pjesë vetëm garuesit më të mirë në kategori.
KOK përgëzon suksesin madhështor të ekipit tonë të xhudos, me në krye mjeshtrin Driton Kuka./InLajmi/