Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë ditëve në vijem do të vazhdojë të jetë me shi, përcjell InLajmi.
Reshjet e shiut për dallim nga ditët e tjera njoftohet se do të jenë me intensitet më të dobët.
Sipas njoftimit të Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius
“Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe për këto pesë ditë të parashikimit.
Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.
Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.
Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”,thuhet në njoftimin e Institutit./InLajmi/.