Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Doha të Katarit përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës ku më tutje u tha se Krasniqi mposhti në finale me ippon japonezen Funa Tonaki, kampione e botës 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.
Postimi i plotë i Komitetit Olimpik:
“Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Numri një në botë, Krasniqi mposhti në finale me ippon japoneze Funa Tonaki, kampione e botës 2017, kategoria deri në 48 kilogramë”./InLajmi/