Kolonë e gjatë e veturave po presin për ta lëshuar Prishtinën në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, por kjo është vështirësuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, raporton InLajmi.
Gazetarët e InLajmi në terren raportojnë se në këtë ka ndikuar edhe mospërfundimi i autostradës në atë zonë.
Kolona nisë në fshatin Stanoc e deri në Vushtrri.
Vlen të theksohet se në këtë pjesë, kolona e veturave ka qenë prezente gjatë gjithë ditës./InLajmi/