Në orët e para të mëngjesit njoftohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar 3 persona, shkruan InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Kishnicë të Graçanicës, teksa shtoi se me rastin po merren njësitet kompetente.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në mes të dy automjeteve në fshatin Kishnicë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”,ka thënë Ahmeti./InLajmi/.