IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit, Prishtina dhe Fushë-Kosova paraprinë me nga 2 raste ndërkaq në Mitrovicë dhe Prizren është shënuar nga një rast.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç),thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./InLajmi/