Në 24 orët e fundit, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 104 persona të infektuar me virus korona të detektuar nga 918 teste të bëra.
Jetën e kanë humbur 13 pacientë, 4 nga Shkupi, 4 nga Prilepi, një nga Velesi, një nga Ohri, një nga Kavadari, një nga Probishtipi dhe një nga Negotina, të gjithë në kushte spitalore.
Nga ana tjetër 539 persona janë shëruar nga virusi, raporton Alsat M.
Numri i rasteve aktive në vend është 15.970.