Një polic është lënduar dje në Mitrovicë, pasi forcat policore kishin hasur në rezistencë gjatë përpjekjes për ta mbyllur një lokal, përcjell InLajmi.
Forcat policore me të shkuar në vendin e ngjarjes kanë hasur në rezistencë të 3 burrave.
“Si pasojë e eskalimit të situatës ka pësuar lëndime trupore një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, që rastin e ka cilësuar si “pengim i personit zyrtar”./InLajmi/