Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit, përcjell InLajmi.
Hoti tha se ka qenë një vit që do të mbahet mend për sfidat shëndetësore dhe ekonomike që i kemi kaluar gjatë pandemisë, e cila ka prekur çdo familje dhe biznes pa përjashtim.
Ai Hoti foli edhe për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, duke e quajtur si më të mirën në rajon e më gjerë.
Ai i njoftoi të pranishmit se janë në përgatitje të një pakoje të re fiskale, e cila do të jetë në mbështetje të biznesit.
“Çështja e energjisë është shumë e ndjeshme, dhe ne kemi bërë të gjitha përgatitjet që gjatë vitit 2021 të liberalizojmë komplet tregun e energjisë, ku bizneset që janë konsumues të mëdhenj të energjisë elektrike mund ta blejnë atë në tregun e lirë”, tha Hoti.
Ai nënvizoi se do të zgjasin afatin e investimeve strategjike që ka mbaruar në dhjetor të 2020-ës, si dhe do të mbështesin fuqimisht fondin për garanci të kredive.
Kryeministri Hoti tha se ajo çfarë u intereson bizneseve është edhe siguria juridike, derisa i siguroi ata se para vetës kanë një qeveri që nuk i ndërron politikat e veta çdo natë, dhe mbi të gjitha është qeveri e qendrës së djathtë që nënkupton se e mbështet biznesin privat./InLajmi/