Amir Rrahmani e shndrroi veten në protagonist të padëshiruar në ndeshjen e sotme kundër Udineses, në kuadër të Serie A-së.
Mbrojtësi kosovar nuk arriti që të drejtojë një pasim të thjeshtë me shpejtësinë e duhur drejt portierit të tij, duke nënvlerësuar distancën e kundërshtarit.
Lasagna përfitoi nga ky gabim katastrofal dhe shënoi në minutën e 27-të për ta barazuar rezultatin në 1-1, shkruan Insajderi.
Menjëherë pas pjesës së parë, Gennaro Gattuso reagoi duke e zëvendësuar qendërmbrojtësin kosovar.