Britania është duke i vaksinuar deri në 200.000 persona në ditë dhe po pritet ta rrisë këtë shifër, duke vaksinuar deri në 2 milionë në javë, nivel që duhet për të arritur vaksinimin e atyre që janë më të rrezikuar deri në mesin e shkurtit, raporton Sky News.
Ministri i Shëndetësisë i Britanisë, Matt Hancock ka shtuar se janë vaksinuar rreth 2 milionë persona, transmeton koha.net.
“Momentalisht jemi duke i vaksinuar mbi 200.000 persona çdo ditë. Ne kemi vaksinuar tash rreth 1/3 e personave mbi 80 vjet në këtë shtet, kështu që jemi duke bërë hapa të mëdha, por ende duhet zgjeruar. Këtë javë do të hapim qendra të vaksinimit masiv”.