Një veturë ka goditur një këmbësor pasditen e sotme në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”,
Ahmeti bëri të ditur se ne rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor./InLajmi/