Djali i presidentit Trump, Donald Trump i Riu ka reaguar pasi rrjeti social Twitter ia mbylli llogarinë babit të tij përgjithmonë shkaku i shkeljes së rregullave.
Djali më i madh i Donald Trumpit përmes Instagramit ka kritikuar rrjetin social Twitter për mbylljen e llogarisë së të atit, trasmeton gazeta Express.
“Po e shikoni shfaqjen e Orwellit, “1984”, duke u luajtur në jetën reale. Kjo gjë është vërtet e frikshme dhe Republikanët natyrisht e humbën mundësinë e vet me reformën 230. Twitter-i e suspendoi në mënyrë të përhershme llogarinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shfaq mbylljen permanente të llogarisë së presidentit Trump në Twitter.