Ish-deputeti, Labinot Tahiri ka njoftuar se ka përfunduar mbledhjen e parave për 2 kaçanikasit, Enver Xhoklin dhe Fidan Gashin, 2 nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Tahiraj ka shprehur falenderim ndaj Ministrit Zemaj dhe kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu pas një arritje të tillë.
Postimi i plotë i tij:
FIDAN DHE ENVER RRUGA E MBARË PËR NË SPITAL ATJE NË AUSTRI!
UROJ TË KTHEHENI SHËNDOSH E MIRË.
Familje të nderuara , jemi tej mase të gëzuar si popullatë dhe diasporë që jeni tani më të qetë duke e shikuar realitetin që po nisen djemt e juaj.
Falenderojmë Kforin dhe shtetin Austriak si qytetarë të Kosovës!
Falenderojmë me respekt Minsitrin Armend Zemaj dhe ministrinë!
Falenderojmë me respekt, Kryetarin e Ferizajt Agim Aliun, të cilët nuk lejuan të mbesin këta të dy djem jashte listës së përbashkët siq ishte ne ditet e para.
Mjekët për punën e shkelqyer që kanë berë dhe po bejnë.
Ne vazhdojmē me veprime të tjera për familjet e të lënduarvë dhe për të lenduarit.
Popullatê dhe Diasporê, u jemi mirënjohës tëre jetën pêr kontributin tuaj edhe në këtë rast.
Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë./InLajmi/