Zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi thotë për Klan Kosovën se kërkesa është dërguar pas miratimit të planit të buxhetit nga ana e KQZ-së, i cili është në vlerën: 5.578.712 euro.
Me këtë rast KQZ është në pritje të njoftimit nga Qeveria, lidhur me miratimin e buxhetit sipas kërkesës së tyre,
Më herët në media ka qarkulluar një shifër më e lartë, e cila ka qenë pjesë e draft-planit të buxhetit, i cili nuk ishte miratuar akoma në mbledhje, ndërsa pas diskutimeve KQZ-ja ka miratuar planin e buxhetit në vlerën e rreth 5.6 milionë eurove.