Përfaqësues të pushtetit lokal në Xhakarta të Indonezisë, kanë dhënë detaje për rrëzimin e aeroplanit, duke theksuar se kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit të personave të mundshëm që mund t’i kenë mbijetuar kësaj katrahure.
Në shi e nëpër terr, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga deti copëzat e aeroplanit të rrëzuar që i janë dorëzuar ekspertëve, me qëllim që të zbulojnë shkakun e kësaj tragjedie.
E trupat e parë të pajetë që besohet të jenë të viktimave të rrëzimit të aeroplanit, janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në morg për t’u identifikuar dhe të zgjerohen hetimet, , transmeton Telegrafi.
Në pamjet rrëqethëse të transmetuar nga një televizion në Indonezi që zgjat rreth 45 sekonda, shihen trupat e pajetë që janë nxjerrë nga uji dhe që besohet se janë viktimat e rrëzimit të fluturakes që kishte humbur kontaktin me kullën e kontrollit.