Si pasojë e reshjeve të shumëta të shiut, gjatë 2 ditëve të fundit disa qytete të Kosovës janë vërshuar nga uji, përcjell InLajmi.
Madje përveq rrugëve të cilat janë mbuluar me ujë, edhe disa shtëpi të komunave të ndryshme janë mbushur ujë nga reshjet e shiut.
Kjo ka rezultuar që disa banorë të mbesin në rrugë pa vendbanim.
Ndërkaç në këtë situatë kanë ndërhyrë Forcat e Sigurisë të Kosovës duke u dalur në ndihmë qytetarëve pas vërshimeve ku edhe gjatë orëve të fundit kanë realizuar operacione aty ku ishte rrezikuar jeta e qytetarëve.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në ndihmë qytetarëve pas vërshimeve në disa vende në Kosovë. Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim- Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve. Ekipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Operacionet janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuat në shtëpitë e tyre”thuhet në njoftimin e FSK-së./InLajmi/.
![]()