Analisti Faton Avdullahu disa ditë më parë ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, përcjëll InLajmi.
Avdullahi ka reaguar duke thënë se pushtetarët e tanishëm duan që prijësit e UÇK-së të qëndrojnë në burgun e hagës.
Ai ka thënë se me ardhjen PDK-së në pushtet ,UÇK-së do t’i kthehet lavdia e saj.
Po ashtu është shprehur i bindur se këtë rikthim të UÇK-së nuk e bënë askush më mirë se PDK-ja
Kujtojmë që përveç Abdullahut në PDK ka aderuar edhe analisti tjetër, njëherit profesor universitar, Ardian Kastrati.
Postimi i plotë i tij:
Nuk do ta lëmë UÇK-n atje ku ju e doni, sepse nuk e doni
A i keni dëgjuar kohëve të fundit tek thonë se lufta, vlerat e luftës dhe vetë UÇK-ja, janë tashmë histori dhe duhet ti lëmë rahat e të mbesin atje.
A i keni dëgjuar të njëjtit tek thonë, tani duhet të merremi me gjërat reale që kanë të bëjnë me jetën më të mirë të qytetarëve. Po a ?
Mos more, seriozisht e keni? Jeni ju ata që nuk po e leni UÇK-n rahat.
Jeni ju ata që nuk po e leni UÇK-n tek varet të prehet në lavdinë e saj, Ju jeni ata që po i largoni vlerat e luftës nga themelet e institucioneve tona. Jeni ju ata që ju gëzuat deri në ekstazi pse ata që i prinë luftës dje i futën në burg sot, që ju ta merrni pushtetin më kollaj nesër. Po qe besa jo. Kurrë. Nuk do ta lëmë UÇK-n atje ku ju e doni, sepse nuk e doni. Do ta kthejmë UÇK-n aty ku me gjak na bëri dritë, tek themelet e institucioneve të Kosovës.
Unë jam në PDK-n që ta bëj edhe këtë. Unë jam i bndur se këtë rikthim të UÇK-së nuk e bënë askush më mirë se PDK-ja sepse ajo e bën me zemër. Dhe kështu do ta bëjmë me 14 shkurt. Me PDK-n me zemër për UÇK-në/InLajmi/