Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
Kelani ka theksuar se njëri nga personat e vetaksidentuar ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin.
Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Kelani./InLajmi/